20 vite karrierë, Blerim Xhemaili i thotë lamtumirë futbollit

Futbollisti kosovar, Blerim Xhemaili, do të pensionohet nga futbolli pas 20 viteve karrierë, në fund të sezonit.
Përmes një video, klubi zviceran, FC Zurich, ka njoftuar për pensionimin e Xhemailit, shkruan IndeksOnline.
“Faleminderit. Falënderoj familjen time, falënderoj të gjithë tifozët, veçanërisht tribunën jugore. Faleminderit të gjithë presidentëve, drejtorëve sportivë dhe shokëve të skuadrës. Ju të gjithë më keni bërë kjo që jam. Faleminderit për gjithçka! Grace!”, ka thënë 37-vjeçari.
Xhemaili ishte pjesë e disa klubeve të njohura evropiane si: Torino, Parma, Napoli, Galatasaray, Genoa, Bologna, Zurich dhe ishte pjesë edhe e skuadrës amerikane, Montreal.
Gjatë karrierës së tij 20 vjeçare, Xhemaili ka fituar tre tituj kampion dhe një kupë me Zurichun, y tituj kupe me Napolin, si dhe titullin e kampionit, Kupën dhe Superkupën e Turqisë me Galatasaray
37-vjeçari po ashtu mbrojti edhe ngjyrat e kombëtarës së Zvicrës, duke bërë 69 paraqitje./IndeksOnline/