75 Mall Live Search
07:21 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

20 vite nga Beteja e Jeshkovës, bëhen homazhe për rënien e 21 dëshmorëve

Sot bëhen 20 vite nga Beteja e Jeshkovës si dhe rënies së 21 dëshmorëve të Kombit.

Me këtë rast tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit bëhen homazhe me fillim nga ora 10:00, transmeton Indeksonline.

Homazhe do të bëhen edhe tek varrezat e dëshmorëve në Jeshkovë, duke nisur nga ora 11:00.

Kurse nën patronatin e  Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për nder të 20 vjetori të kësaj beteje, organizohet akademi përkujtimore tek Shtëpia e Kulturës ‘Xhemajl Berisha’ në Prizren, duke nisur nga ora 12:00./Indeksonline/