20 vite nga debutimi i Messit me Barcelonën, pjesa tjetër histori

16 nëntori është një datë historike për Lionel Messin.
Sulmuesi argjentinas, 20 vite më parë bëri debutimin e parë me skuadrën e Barcelonës, shkruan IndeksOnline.
Ai ishte vetëm 16 vjeç kur hyri si zëvendësues në një miqësore kundër Portos për të hapur stadiumin e ri të klubit portugez, Do Dragão.
Trajneri Frank Rijkaard e futi Messin në lojë në minutën e 71-të si zëvendësim për Fernando Navarro.
Por Messi u desht të priste deri më 1 maj të vitit 2005, të shënonte golin e parë me fanellën e Barcelonës.
Por pas kësaj pjesa tjetër e argjentinasit është një histori e jashtëzakonshme.
Ai arriti që të fitoj çdo trofe me Barcelonën sa ishte pjesë e skuadrës katalanase.
Messi ndër të tjera është futbollisti i cili mban rekordin e fitimit të “Topit të Artë”, plot 8 herë.
Argjentinasi ishte pjesë e Barcelonës për 17 sezone, ku zhvilloi 778 ndeshje dhe shënoi 672 gola.
Nga vera e vitit 2021, Messi për dy vite ishte pjesë e skuadrës së PSG-së, derisa tani luan në Amerikë te skuadra e Inter Miamit, ku së fundi e fitoi titullin e MLS-së./IndeksOnline/