10:34 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

20 vite nga zhdukja e atdhetarit, Behajdin Allaqi (Video)

Janë bërë sot 20 vite nga zhdukja e atdhetarit tonë të madh, Behajdin Allaqi.

11 qershori i vitit 1998-të, ishte dita kur Behajdin Allaqi, doli nga shtëpia për të mos u kthyer më kurrë, as i gjallë, as i varrosur!

Në fillim të qershorit të vitit 1998, bashkëveprimtarët e Behajdinit e kishin kërkuar kontributin e tij në vijat e frontit dhe për këtë qëllim ai niset të shkojë t’i takojë ata. Më 11 qershor 1998, nga Shtabi lokal i UÇK-së i Drenocit, niset me disa përfaqësues të SHP të UÇK-së për në selinë e SHP, i cili asokohe ndodhej në Likoc të Skënderajt.

Prej kësaj date, familjes së Behajdin Allaqit dhe shokëve të tij i mungon çdo informacion lidhur me të.

Dëshmori i kombit Behajdin Allaqi ka lënë një mori shkrimesh shkencore të botuara dhe në dorëshkrim në fushën e sociologjisë. Ai la pas vetes gruan Nazmijen, vajzën Qëndresën dhe djemtë: Qëndrimin e Çlirimin./Indeksonline/