18:13 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

20 vjeçar + plus mbrojtës krahu, i bukur ky gol nga Arnold

Liverpool ka shënuar një fitore të thellë 0-3 në transfertën ndaj Watford, në një sfidë që u zhbllokua nga Salah në pjesën e dytë, ndërsa më pas shënuan edhe Alexander-Arnold dhe Firminho.

Padyshim goli më i bukur në këtë ndeshje ishte ai i të riut Alexander Arnold. Talenti anglez mori përsipër goditjen e dënimit duke dërguar topin në cepin e portës.

Vlen të theksohet që jo shpeshherë shohim që mbrojtësit e krahut të shënojnë nga goditjet e dënimit, e aq pak kur kanë këtë moshë./IndeksOnline/