14:12 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

20 vjeçari akuzohet për përdhunimin e një gruaje 100-vjeçare

Një grua në moshën 100 vjeçare është përdhunuar në shtëpinë e saj në një fshat të Indisë.

Policia Indiane për rastin në fjalë arrestoi një person 20 vjeçare nën akuzën se ai kishte dhunuar të moshuarën, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Anëtarët e familjes u alarmuan për situatën pasi dëgjuan thirrjet për ndihmë nga dhoma e gruas së moshuar, në shtëpinë e tyre në një fshat në lagjen Nadia, Bengali i Perëndimit, India lindore.

I dyshuari që e kishte dhunuar, para gjykatës deklaroi se ishte nën ndikim të alkoolit./Indeksonline/