75 Mall Live Search
20:04 / E Diele, 16 Korrik 2023 / C E

20 vjeçari gjunjëzon Djokovicin, i tregon se është i mbaruar

Carlos Alcaraz është kampioni më i ri i turneut më prestigjioz në tenis, Wimbledonit.

20 vjeçari ka mposhtur serbin Novak Djokovic me rezultat 3-2 (1-6, 7-6, 6-1, 3-6 dhe 6-4) me sete në një garë që zgjati rreth pesë orë.

Kjo është hera e parë që Alcaraz fiton këtë trofe.

Në anën tjetër, Djokovic humbi mundësinë që të barazohet me legjendën e këtij sporti, Roger Federer.

Edhe në këtë ndeshje, Djokovic shfaqi agresivitet dhe fyerje ndaj tifozëve ku edhe morri vërejtje nga gjyqtari. /IndeksOnline/