22:00 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

20-vjeçari i therur me thikë është jashtë rrezikut për jetë, policia jep detajet e tjera

20-vjeçari me inicialet A.K është jashtë rrezikut për jetë pas plagëve të marra nga një therje me thikë në Suharekë.

Për këtë rast, dy personat e dyshuar janë identifikuar dhe janë në kërkim nga Policia e Kosovës.

Rastin për Indeksonline e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e rastit.

“Rreth orës 19 e 30 në Suharekë në afërsi të Viva Fresh Store ka ndodhur një përleshje mes disa personash. Nga kjo përleshje me thikë është lënduar A.K, i lindur më 1999. Ai pas ndihmës së marrë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë është dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit. Dy personat e dyshuar janë identifikuar dhe policia është duke punuar në gjetjen e tyre”, tha ai. /Indeksonline/