75 Mall Live Search
10:50 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

20-vjeçari, që do t’i kushtojë 100 milionë euro Liverpoolit

Kai Havertzi besohet se do të jetë blerja e parë e Jurgen Kloppit në verë. Talenti gjerman 20- vjeçar është shumë i kërkuar nga të gjitha skuadrat e mëdha evropiane, por që Liverpooli është top favorit për të siguruar shërbimet e tij.

Mesfushori maestral i Leverkusenit shquhet për teknikën e jashtëzakonshme që ka dhe pasimet e sakta në mesfushë.

Kloppi është i gatshëm të shpenzojë 100 milionë euro për Havertzin, për të mposhtur në garë Realin, Juventusin, Bayernin e PSG-në.

Havertzi ka nxjerr nga kriza disa herë Leverkusenin me golat fantastikë të tij, për të marrë primatin e superyllit të skuadrës gjermane./Indeksonline/