75 Mall Live Search
23:15 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

20 vjeçarja bënë transplant fytyrën pasi ishte djegur kur kishte qenë foshnje

Leyla Demirci, 20 vjeçare kishte pësuar djegue të tmerrshme kur kishte qenë foshnje, përkatësisht një muajshe.

Ndërkohë kushërinjtë e Leyla po luanin me zjarr në dhomë dhe papritur i vunë flakën copës me të cilën ishte mbështjellë ajo.

Dhe pas 20 vitesh, vajza kërkoi ndihmën e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për të bërë transplantin dhe ministri i shëndetësisë në një postim në Tëitter dha mbështetjen e tij për realizimin e operacionit që do i ndryshojë jetën Demircit.

“Leyla, vajza që pret të bëjë transplantim të fytyrës, po mjekohet nga Prof. Dr. Omer Ozkan. Mbështetja që i nevojitet në këtë proces do t’i ofrohet nga Ministria jonë. Unë do monitoroj nga afër gjendjen e vajzës sonë dhe i uroj mirëqenie e shërim,”-tha ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Deri më tani, mjeku Ozkan ka realizuar pesë nga shtatë transplantimet e fytyrës të realizuara në Turqi.