75 Mall Live Search
10:44 / E Enjte, 21 Janar 2021 / OSH

20 vjeçarja nga Koliqi, thotë se u përdhunua nga 4 persona para 4 muajve/ Pasi mësoi se mbeti shtatëzënë njoftoi policinë…

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një rast dhunimi në fshatin Koliq të Prishtinës.

IndeksOnline mëson se viktima është një 20 vjeçe, e cila ka njoftuar policinë se para katër muajve është dhunuar nga 4 persona, ku dy nga ta ka thënë se edhe i njeh.

Burime të IndeksOnlinet bëjnë me dije se ajo ka njoftuar policinë me të kuptuar lajmin se ka mbetur shtatzënë.

Rasti në fjalë është duke u hetuar.

“DHUNIM Koliq NN. Më 20.01.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se para katër muajve është dhunuar nga katër persona të dyshuar dy nga ta i njeh. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur policia e Kosovës në raportin e saj, 24-orësh./IndeksOnline/