75 Mall Live Search
17:10 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / AR

20-vjeçarja nga Prishtina vuan nga tuberkulozi, kërkohet ndihmë për shërimin e saj

Malsor Xhaferi nga lagjja Hajvalia e Prishtinës është drejtuar te Indeksonline pasi që gruaja e tij, Saranda Gashi vuan nga sëmundja e tuberkulozit shoqëruar me disa sëmundje tjera.

Ai përmes redaksisë tonë, kërkon ndihmë nga qytetarët që t’i dalin në ndihmë me të holla gruas së tij 20-vjeçare, e cila tash e 3 muaj gjendet në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Malsori tregon se Sarandës i është bllokuar komplet ana e djathtë e trupit., kështu që mbështetjen e vetme e gjen te ndihma juaj.

Ai thotë se është rast social dhe medikamentet që duhet t’i merr gruaja e tij, kushtojnë shumë shtrenjtë.

Për çdo ndihmë që mund t’i ofroni kësaj familje, lusim të kontaktoni Malsor Xhaferin në numrin e telefonit 045805612.

Më poshtë keni bashkangjitur edhe dokumentet që dëshmojnë rastin e Sarandës: