75 Mall Live Search
13:21 / E Enjte, 19 Mars 2026 / F.R

20 vjet burg per 400 kg drogë në Lipjan/ Avokati: Jam i bindur qe Faton Vrajolli është i pafajshëm

Avokati Leutrim Syla ka deklaruar se klienti i tij, Faton Vrajolli, i dënuar me 20 vjet burgim për rastin e 400 kilogramëve drogë, është i pafajshëm.

Në një prononcim për media, Syla u shpreh i bindur se Vrajolli nuk kishte dijeni për drogën që dyshohet se kishte ardhur nga Brazili. Ai theksoi se gjatë gjithë procesit gjyqësor ka mbajtur të njëjtin qëndrim për pafajësinë e klientit të tij.

“Jam i bindur se vendimi përfundimtar do të jetë në favor të pafajësisë së Faton Vrajollit. Ai nuk e ka kryer këtë vepër dhe nuk ka asnjë lidhje me lëndë narkotike,” deklaroi Syla.

Sipas tij, Vrajolli kishte porositur produkte mishi, siç kishte bërë edhe më herët, dhe nuk kishte njohuri për përmbajtjen e dërgesës në të cilën u gjet droga.

Avokati shtoi se ende nuk e ka pranuar aktgjykimin me shkrim dhe, rrjedhimisht, nuk është në dijeni të arsyetimit të gjykatës. Megjithatë, ai theksoi se do të respektojë vendimin institucional dhe do të shfrytëzojë të drejtën e ankesës në Gjykata e Apelit, pasi aktgjykimi t’i dorëzohet zyrtarisht./IndeksOnline/