16:13 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

20 vjet më parë, kështu barte kryeministri Haradinaj trupin e vëllait, Shkëlzenit

Shkëlzen Haradinaj do të përkujtohet gjithmonë si një prej heronjve të Kosovës.

Sot në qytetin e Pejës është përuruar edhe shtatorja në nderim të veprës dhe jetës së tij.

Por së fundi është realizuar edhe një pikturë në të cilën tregohet qartë se si 20 vjet më parë, kryeministri i tanishëm Ramush Haradinaj kishte bartur trupin e vëllait, Shkëlzen Haradinajt për disa kilometra radhazi, transmeton Indeksonline.

Trupi i Shkëlzenit shihet i varur mbi shpinën e kryeministrit Haradinaj, e që sigurisht në atë kohë por edhe tani dhimbja për humbjen e tij është shumë e madhe për të gjithë pjesëtarët e familjes si dhe miqtë e tjerë./Indeksonline/