20 vjet nga ekstradimi i Millosheviqit në Hagë

“Kasapi i Ballkanit” ishte arrestuar në Beograd më 1 prill 2001, pasi ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra e mijëra njerëzve.
Ndërsa më 28 qershor 2001 është ekstraduar për në Hagë, pasi më 27 maj 1999 u bë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë.
Ish-presidenti i Serbisë u akuzua më vonë edhe për krime në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë.
Gjykimi i Millosheviqit në Hagë nisi më 12 shkurt 2002 dhe u ndërpre dhjetëra herë për shkak të problemeve kardiovaskulare që ai kishte dhe tensionit të lartë të gjakut.
Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje e Hercegovinë, ka zgjatur deri më 25 shkurt 2004.
Më 22 shkurt, Millosheviq deklaroi se nuk ishte më në gjendje të vazhdojë marrjen e dëshmitarëve në pyetje, ndërsa më 24 shkurt refuzohet kërkesa e tij për shërim në Rusi.
Më 11 mars 2006, në orën 9:30, ai u gjetë i vdekur në qelinë e tij