75 Mall Live Search
14:49 / E Diele, 12 Dhjetor 2021 / LB

20 vjetori i themelimit të Kuvendit/ Albert Krasniqi tregon dështimin më të madh të legjislativit

Albert Krasniqi i cili për një kohë të gjatë ka monitoruar punën e Kuvendit ka thënë se në kohën kur ky institucion po shënon 20 vjetorin e themelimit, krahas shumë sukseseve, dështimi më i madh dhe më i turpshëm, sipas tij, mbetet ai i hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend për të penguar ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

“Kështu nuk është vetëm për nga forma e kundërshtimit, por edhe i mënyrës se si u përdorë demarkacioni për inate të brendshme e ndërtim të kauzave për të ardhur në pushtet”, ka shkruar ndër të tjera ai, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Në kohën kur Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit, krahas shumë sukseseve, dështimi më i madh dhe më i turpshëm, mbetet ai i hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend për të penguar ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi (2015-2018).

Kështu nuk është vetëm për nga forma e kundërshtimit, por edhe i mënyrës se si u përdorë demarkacioni për inate të brendshme e ndërtim të kauzave për të ardhur në pushtet. Deputetë – shumë prej tyre me shtetësi të dyfishtë – nuk u treguan aspak të përgjegjshëm ndaj interesit të qytetarëve për të udhëtuar pa viza në Bashkimin Evropian.

Urojmë që në vitet që do të vijnë, Kuvendi të shërbej si arenë e dialogut të brendshëm dhe e përpjekjeve për t’i dhënë drejtim të mbarë këtij vendi e qytetarëve të saj!