75 Mall Live Search
19:12 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

200 euro dënim ndaj personit që parkoi veturën në gjelbërim

Gjatë ditës së djeshme një qytetar kishte parkuar veturën në gjelbërim, saktësisht në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ndërsa sot është gjobitur me 200 euro.

Pas këtij veprimi, kryetari Shpend Ahmeti ka reaguar duke thënë se parkimi pa vend dhe dëmtimi i gjelbërimit është i ndaluar dhe dënohet me gjobë mandatore, shkruan Indeksonline.

Ndërsa tani, përmes një postimi bëri të ditur se personi në fjalë u dënua me 200 euro.

“Dje u parkua në gjelbërim. Sot i shkoi dënimi 200 Eur”, u shpreh ai.