200 euro gjobë për shoferin e betonjerkës, bllokoi rrugën

Komuna e Prishtinës, saktësisht Drejtoria e Inspekcionit, në vazhdimësi ka treguar se do të jetë e pa kompromis për të gjithë ata që shkelin ligjin dhe nuk respektojnë rregullat e vendosura nga ta për punëkryerës të ndryshëm.
Drejtori i Inspeksionit Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ia kanë shqiptuar gjobën prej 200 eurosh shoferit të betonjerës, i cili ka ndaluar atë, në shiritin rrugor, duke ua pamundësuar qarkullimin e duhur veturave dhe ngasësve të trafikut.
Ai ka thënë se nuk mund të bllokohet rruga, pa leje.