75 Mall Live Search
18:42 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

200 gazetarë me mbrojtje policore

Rreth 200 gazetarë italianë përfitojnë mbrojtje policore, për shkak të kërcënimeve, njoftoi sot Ministria e Brendshme italiane.

“Sot numërohen 19 masa të rëndësishme për mbrojtjen e gazetarëve”, bëri të ditur nw një deklaratë zyrtare rw shërbimit tw medias, qw saktësoi se bëhet fjalë për 19 gazetarë që shoqërohen rregullisht nga një eskortë e policisë.

Gjithashtu u miratuan 167 masa vigjilence, çka nënkupton se 167 gazetarë të tjerë përfitojnë masa mbrojtjeje më të lehta, si patrullime të rregullta në lagjet ku ata banojnë.