75 Mall Live Search
10:43 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / OSH

“200 lekë për të pirë kafe policët kosovarë”, kështu i vendosi paratë shtetasi i Shqipërisë, në pasaporten e tij

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ka raportuar edhe për një rast në Vermicë, për ryshfetdhënie.

Një shtetas i Shqipërisë, thuhet t’i ketë vendosur në pasaportën e tij 200 lekë, kjo për të pirë kafe zyrtarët policorë.

PKK Vërmicë 18.11.2020-09:10. I dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, derisa po kalonte pikën kufitare ai në pasaportën e tij kishte vendosur 200 lekë, e që sipas tij lekët ishin për të pirë kafe zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, lekët i janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari lirohet me procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës./IndeksOnline/