11:37 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / S Z

200 mijë euro më shumë për familjet që strehojnë fëmijë pa kujdes prindëror

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se 200 mijë euro më shumë do të ndahen për familjet, të cilat strehojnë fëmijët pa kujdes prindëror.

Haxhiu ka bërë të ditur në Facebook se sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka nënshkruar vendimin i cili siguron një mbështetje më të madhe për fëmijët në strehim familjar, me qëllim të rritjes së mirëqenies së tyre.

“Mbetemi të përkushtuar që edhe më tutje të ngrisim dhe fuqizojmë konceptin e strehimit familjarë si një ndër format më të mira të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror.  Familja strehuese është ambienti i cili tek fëmija krijon ngrohtësinë familjare, gjë e cila është shumë e rëndësishme për rritjen e fëmijës, formimin e tij/saj psikologjik dhe ndjenjën emocionale të fëmijës prandaj edhe mbështetja jonë institucionale do jetë e vazhdueshme”, ka thënë Haxhiu..