200 mijë nënshkrime nga tifozët, që të vendoset Kobe Bryant në logon e NBA

Më shumë se 200 mijë nënshkrime janë bërë në një peticion ku është bërë thirrje për NBA që ta ndryshojnë logon e tyre, dhe ta vendosin në të basketbollistin tashmë të ndjerë Kobe Bryant.
Kjo gjë po bëhet për ta respektuar figurën e Bryant i cili mbeti i vdekur pas një aksidenti me helikopter në Los Angles, gjatë ditës së djeshme.
Po ashtu shumë figura të shquara të sportit, politikës dhe sferave të tjera e kanë nderuar lartë figurën e Bryant duke e cilësuar si një humbje të madhe.
Lajmi për vdekjen e basketbollistit i ka prekur fansat e këtij sporti nga e tërë bota./Indeksonline/.
NBA Commissioner Adam Silver issued the following statement today regarding the passing of Kobe Bryant pic.twitter.com/P88GwIwmYV
— NBA (@NBA) January 26, 2020
PETITION TO CHANGE THE NBA LOGO TO KOBE pic.twitter.com/6sswmD21ne
— Sano (@DfsSano) January 26, 2020