75 Mall Live Search
23:54 / E Hënë, 19 Qershor 2023 / C E

200 ndeshje me Portugalinë, CR7: Nëse shënoj, shkëlqyeshëm, por rëndësi ka fitorja

Në konferencën për shtypin në prag të sfidës me Islandën, Cristiano Ronaldo, kapiteni i Portugalisë foli për faktin se do të luajë ndeshjen e tij të 200-të me përfaqësuesen. I pyetur nëse pret të shënojë edhe në këtë sfidë, ai komentoi:

“Në ndeshjen e 200-të do të jetë diçka e shkëlqyer nëse do të shënoj, por më e rëndësishmja është rruga jonë drejt kualifikimit dhe ekipi po ecën mirë.

Ne duam të vazhdojmë në rrugën e duhur, kemi luajtur tri ndeshje të mira. Nëse shënoj, shkëlqyeshëm, nëse jo, më e rëndësishmja është të fitojë kombëtarja”.

I pyetur nëse ka një ndeshje të veçantë me kombëtaren, që i ka lënë më shumë mbresa, CR7 theksoi:

“Është e vështirë të përmendësh vetëm një ndeshje. Kam pasur shumë momente të bukura. Nuk mund të përmend vetëm një.

“Euro 2016”, Liga e Kombeve, por ka shumë momente të bukura, ndaj preferoj të them që ndeshja e radhës është më e bukura. Për mua është gjithmonë krenari të përfaqësoj kombëtaren. Jam shumë krenar që jam i pari që do të luaj 200 ndeshje, është diçka që nuk e kisha imagjinuar kurrë”.