200 njerëz pozojnë nudo pranë Detit të Vdekur për një kauzë të veçantë

Rreth 200 njerëz pozuan lakuriq me trupat e tyre të lyer me ngjyrë të bardhë, për fotografin amerikan Spencer Tunic, në sfondin e Detit të Vdekur, i cili kërcënohet nga thatësira. Kjo ishte fotoja e tretë e tillë në brigjet e Detit të Vdekur për artistin 54-vjeçar të ftuar nga Ministria izraelite e Turizmit.
Bojra e bardhë që ata mbanin, ishte krijuar për t’i kthyer trupat e tyre në shtylla konceptuale të kripës, një referencë si për formacionet minerale që shfaqen në Detin e Vdekur ashtu edhe për figurën biblike të gruas së Lotit, e cila u shndërrua në një shtyllë kripe në këtë zonë.

“Duke lidhur një çështje mjedisore me trupin, tregon cenueshmërinë e trupit kundër natyrës, dhe gjithashtu, në krahasim, cenueshmërinë e natyrës që shkaktohet nga trupi. Njerëzimi mund të ndikojë në një det masiv. Mendoj se shfaqja e këtij ballafaqimi të trupit – shumë të brishtë – kundër Detit të Vdekur, i cili është po aq i brishtë, do të sjellë një energji të re në punën e njerëzve.“, tha Tunick.
