75 Mall Live Search
21:18 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

2000 euro për fitore, Gani Dreshaj motivon fuqishëm KF Istogun drejt fitores së radhës

Klubi futbollistik Istogu ka fituar ndeshjen derbi ndaj Besës me ç’rast ka vazhduar si lider i tabelës në ligën e parë.

Para ndeshjes, kandidati për deputet nga AAK, Gani Dreshaj ofroi 1000 euro për lojtarët në rast fitoreje, gjë që e ka bërë edhe ndeshjet e kaluara, ndërsa pas pushimit të pjesës së parë Dreshaj iu kishte ofruar dyfishin, e që bëri që lojtarët ta fitonin ndeshjen.

“Koncepti 100% në politikë, po më bëhet realitet edhe në sport. Këtë edicion kam bilanc 100% pozitiv si tifoz dhe përkrahës i KF Istogut.

Sa herë që kam qenë tifoz, skuadra ime e zemrës ka arritur rezultate pozitive. Dhe si rezultat i kësaj, vazhdojmë të jemi lider në Ligën e Parë.

Para ndeshjes pata premtuar shpërblim prej 1000 eurosh në rast se Istogu do ta mposhte Besën. Por, në pushimin e pjesës së parë i motivova ata duke iu premtuar dyfishin e shpërblimit.

Nuk e di nëse ishte shpërblimi në pyetje, apo përkrahja e tifozëve, por ne morëm 3 pikët e arta të fitores. Unë do të vazhdoj të jem përkrahës i KF Istogut në secilën formë dhe kurdoherë” – tha Dreshaj në profilin e tij në Facebook./Indeksonline/