2019-a, vit i Vedat Muriqit

Vedat Muriqi pati një vit për t’u mos harruar përjetë.
Kalimi nga Rizespori te Fenerbahçe i hapi rrugë edhe më shumë “shpërthimit” të tij në skenën evropiane, duke u bërë nga sulmuesit më të rrezikshëm.
Statistikat e Muriqit gjatë vitit 2019, pa dyshim se janë për lakmi, shkruan Indeksonline.
Ai në fillim të pjesës së parë të vitit ishte pjesë e ekipit turk, Rizespor, ndërsa verës kaloi në gjigantin turk, Fenerbahçe.
Mirëpo, nuk ishin vetëm klubet ku Muriqi tregoi sukses. Me Kosovën, “luani” tregoi formën e njëjtë, duke e “lënë shpirtin” deri në sekondat e fundit.
Gjatë 48 ndeshjeve brenda këtij viti Muriqi ka shënuar 31 gola dhe ka dhuruar 10 asiste.
Me ekipet më të mira evropiane në kërkim të shërbimeve të tij, duket se aventura në Turqi nuk do të zgjasë edhe shumë./Indeksonline/