2020-ta e gjen në pozitën e parë Interin
Interi ka arritur që me shumë lehtësi ta mposht Genoan me rezultat 4:0 në ndeshjen që u zhvillua në “Giuseppe Meazza” në Milan.
Lukaku me dy gola, Gagliardini dhe Esposito me nga një i dhanë fitoren “Nerazurëve”, shkruan Indeksonline.
Inter do të hyjë në vitin dhe dekadën e re në pozitën e parë me pikë të barabarta me Juventusin.
Antonio Conte pa dyshim që ka bërë një revolucion me skuadrën duke e bërë jashtëzakonisht konkuruese këtë vit në Serie A./Indeksonline/