2021-tën do ta mbajë mend Tayna, zbulohet arsyeja e madhe

Reperja e famshme shqiptare Tayna, ka gati lansimin e albumit të parë.
Pasi publikoi ‘intro’n e këngës ‘Heroinat’, të cilën ua dedikoi heroinave dhe e lansoi me datën historike 28 nëntor, ajo pak më parë paralajmëroi projektin e radhës, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi në Instagram, Tayna tregoi se kënga “OFG” do të publikohet së shpejti. Edhe në këtë klip ajo është kujdesur të shfaqet joshëse dhe mjaftë unike.
Në një prononcim për Indeksonline, menaxheri Rinor Hykolli tregoi se ky projekt do të publikohet me datë 14 dhjetor.

“Kënga “OFG”, do të publikohet me datë 14 dhjetor. Është hip hop, ku edhe kësaj radhe do të jetë këngë solo”, u shpreh ai.
Gjithashtu, Hykolli paralajmëroi se reperja ka edhe një befasi tjetër për fansat.
“Tayna nuk do të ndalet me kaq. Pas “OFG”, do të ketë edhe një befasi tjetër”, përfundoi Hykolli.
Të gjithë fansat të bëhen gati, sepse Tayna ka menduar se si t’ua zbukuroj edhe më shumë sezonin festiv me projekte gjigante./Indeksonline/