2022 premtuese nga estrada shqiptare, këngëtarët që publikuan albume këtë fillim vit

Këngëtarët shqiptar po kujdesën që të mbushin tregun muzikor me hite të mëdha.
Pas një viti tejet të suksesshëm në 2021-tën, edhe 2022-ta nisi mbarë për estradën shqiptare, shkruan Indeksonline.
Përveç këngëve, disa nga ata publikuan edhe albume me të cilat korrën suksese të mëdha në platformat online.
Këngëtari Naser Berisha me 20 shkurt 2022 ka publikuar albumin “Epikë”. Ky album përmban gjithsej 10 këngë.

Reperi Mozzik publikoj me 14 shkurt 2022, albumin e titulluar “Lamboziki”. Ky album përmban 14 këngë me të cilat ka grumbulluar miliona klikime.

Edhe reperi Fero ka publikuar albumin e tij me 10 janar të vitit 2022. Albumi “Goat” përmban gjithsej 18 këngë.

Mc Kresha & Lyrical Son kanë publikuar albumin “Muzikë e Alltisë” me 12 janar 2022. Albumi përmban gjithsej 11 këngë.

Si dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, me 02 shkurt 2022 ka publikuar albumin e saj të titulluar “N’Tiranë Ep”. Ky album përmban gjithsej pesë këngë./Indeksonline/
