75 Mall Live Search
20:00 / E Martë, 15 Nëntor 2022 / AR

2023-ta do jetë e Capital T, zbulohet befasia e madhe

Reperi i famshëm kosovar Capital T, cilësohet si njëri nga reperët më të suksesshëm në tregun muzikor.

Krahas hiteve që ka krijuar gjatë këtij viti, duket se surprizat nga ai nuk kanë të ndalur.

Për Indeksonline ai zbuloi se ka gati albumin e ri të cilin do ta lansoj në vitin 2023.

“Albumin e gjashtë do ta publikoj në pranverën e vitit 2023”, tha ai.

Gjithashtu shtoi se edhe kësaj radhe ka përgatitur duete me artistët më me nam.

Se për kë bëhet fjala reperi nuk deshi ta zbuloj, duke lenë befasi për fansat./Indeksonline/