75 Mall Live Search
20:00 / E Mërkurë, 23 Nëntor 2022 / AR

2023-ta me plot risi nga Meriton Mjekiqi

Moderatori kosovar Meriton Mjekiqi ka korrur suksese të mëdha me emisionin e tij “Me Meriton Mjekiqin” ku përgjatë episodeve është kujdesur t’i sjellë emrat më me nam në tregun muzikor.

Për adhuruesit e këtij emisioni, ka një lajm të mirë.

Në një prononcim për Indeksonline, moderatori zbuloi që së shpejti do të nis sezonin e ri.

Emisioni do të nisë në muajin Janar ku do të jenë të ftuar fytyra të reja të skenës muzikore si dhe ‘old school’. Deri më tani janë kryer dy xhirime. Gjithashtu vlen të theksohet se këtë herë xhirimet do të mbahen në Prishtinë dhe do të transmetohet në njërin nga televizionet tona”, tha ai.

Gjithashtu, moderatori zbuloi ka përgatitur edhe një album me emrat më të njohur të botës së muzikës shqiptare.

Se çfarë befasie ka përgatitur kësaj radhe, mbetet të presim deri në publikim./Indeksonline/