75 Mall Live Search
11:58 / E Hënë, 01 Janar 2024 / B O

2024 vit i Mbappes, ja çfarë shkruan në urimin e tij

2024 do të jetë një vit vendimtar për Mbappé.

Kontrata e lojtarit me PSG-në përfundon brenda pak muajsh, konkretisht më 30 qershor dhe ai do të duhet të vendosë se cili është hapi i radhës në karrierën e tij, të rinovojë me klubin francez apo të ndryshojë skenën dhe të nënshkruajë për një ekip tjetër.

Mbappe ka thënë se viti 2024 do të jetë i mrekullueshëm.

“Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve. Ju uroj ju dhe të dashurit tuaj shëndet, lumturi dhe përmbushje. 2024 do të jetë një vit i mrekullueshëm!!!!” , ka shkruar lojtari i PSG-së./Indeksonline/