2026-ta viti i Anne Hathaway, aktorja njofton premierën e 4 filmave
Një nga aktoret më të njohura të Hollivudit, Anne Hathaway, duket se nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga profesioni.
Ka dëshmuar se vitet për të janë veç numra, teksa Anne ka njoftuar premierën e 4 filmave, në vitin që po vjen, shkruan IndeksOnline.
Secili prej këtyre katër filmave ka personazh kryesor 43-vjeçaren, por vëmendjen e merr një film specifik.
Bëhet fjalë për pjesën e dytë të filmit “The Devil Wears Prada” një nga filmat më të famshëm të Anne.
Vitin tjetër do të lansohet po ashtu filmi “Mother Mary”, “The Odyssey” dhe “Verity”.
Një gjë është e sigurt, Anne ka kaluar ditë jo të lehta këtë vit, duke u shfaqur në shesh-xhirimet e katër super-filmave.
Premierat e tyre do të jenë në datat si në vijim:
Mother Mary – 26 prill;
The Devil Wears Prada – 1 maj;
The Odyssey – 17 korrik;
Verity – 2 tetor.
Të pasionuarit e filmave do të kenë mjaftueshëm çka të shohin nga Anne në muajt në vijim./IndeksOnline/


