13:36 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

208 ankesa në PZAP kundër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve

Kandidatët e subjekteve politike brenda afatit prej 24-orësh në PZAP kanë paraqitur 208 apele, kundër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të publikuar nga KQZ-ja.

PZAP-ja ka bërë të ditur se janë në procedim-administrim të ankesave dhe ende nuk ka mundësit të informimit të saktë për numrin e kandidatëve të subjekteve politike për secilin subjekt, të cilat kanë parashtruar apele në PZAP, lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Afati për paraqitjen e apeleve ka përfunduar në orën 11:25, ndërsa PZAP-ja lidhur me këto apele do të vendosë brenda afatit ligjor prej 72 orësh./Indeksonline/