“20min”: S’ka marrëveshje mes Hajdarit dhe Kosovës, vetëm tentativë joshjeje!

Gazeta e famshme në Zvicër “20min”, ka shkruar sot një artikull në lidhje me futbollistin, Albian Hajdari.
Hajdari është cak i radhës i Federatës së Futbollit të Kosovës, pas ardhjes së Leon Avdullahut, shkruan Indeksonline
Agim Ademi ditë më parë u takua me treshen nga Kosova te Hoffenheim, Asllani, Avdullahu dhe Hajdari.

Siç shkruan ky medium “helvetik”, Ademi vetëm tentoi ta joshte futbollistin, pasi asnjë marrëveshje nuk është arritur mes tyre.
Ata e shohin Hajdarin si të paprekur dhe në ndeshjet e ardhshme pritet të jetë në listën e trajnerit, Murat Yakin.
Hajdari u transferua te Hoffenheim gjatë afatit kalimtar të verës. Ai tashmë mund të ndryshojë kombëtare, pasi nuk ka luajtur asnjëherë ndeshje zyrtare me Zvicrën./Indeksonline/