21 familje të vetëizoluara në Vushtrri, 2 të tjera pritet të vetëizolohen të hënën

Vushtrria vazhdon të jetë një nga komunat më të prekura nga COVID-19. E kryetari Xhafer Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë vikendit kanë vizituar familjet që janë në vetëizolim, derisa 4 nga to nuk kanë pranuar pako ushqimore nga Kryqi i Kuq, pasi që s’kanë pasur nevojë.
Ky është postimi i plotë i tij:
Komuna e Vushtrrisë përmes Kryqit të Kuq, gjatë vikendit ka vizituar familjet që janë në vetizolim për shka të infektimit me Covid 19.
21 familje gjithësejtë jane vizituar, 4 nga keto nuk i kanë
pranuar pakot ushqimore dhe higjenike, duke deklaruar që nuk kanë nevojë,
shembull për solidaritet, ndërsa 2 familje kanë mbetur të vizitohen te hënën!
Të dashur qytetarë, pakujdesia e një individi këtu e 1 muaj
më herët, ka bërë që virusi të përhapet tek kaq shumë njerëz, vetëm në dy
familje të mëdha janë mbi 50 të infektuar. Ata kanë shpërndarë virusin në mesin
e familjarëve të tyre duke mos ditur që e kanë virusin sepse nuk kanë pasur
simptoma.
Prandaj ju lutemi, shmangni vizitat familjare, mbajeni
distancën dhe mbani maskat.