75 Mall Live Search
12:52 / E Hënë, 13 Janar 2025 / Z S

21 foshnja të lindura gjatë një jave në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë sjell në jetë 21 foshnja.

Ku prej 21 foshnjave, 12 janë vajza dhe 9 janë djem.

Më tutje në një postimi në faqen zyrtare të Facebook-ut, spitali ka ndarë detaje shtesë për shërbimet e tjera të ofruara gjatë javës.

Në këtë njoftim përfshihen edhe 3,038 vizita te mjekët specialistë, 228 pranime të reja, mesatarisht 180 pacientë të shtrirë çdo ditë, 21,658 analiza laboratorike të realizuara për 2,134 pacientë, 53 operacione të suksesshme, së bashku me qindra shërbime imazherie, fiziatrike dhe seanca dialize.

Nga ky spital theksojnë përkushtimin që ka ekipi shëndetësor për ofrimin e shërbimeve ndaj pacientëve.

“Jam krenare për ekipin tonë dhe përkushtimin e tyre. Këto shifra nuk janë vetëm statistika, por reflektim i përkushtimit tonë për t’iu shërbyer pacientëve me cilësi dhe dashuri”, kanë shkruar ata./Indeksonline/