75 Mall Live Search
09:40 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

21 komuna i thonë “PO” Panairit të Sportit 2019, që mbahet, më 22 tetor

Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë me masivizimin e sportit në Kosovë, duke organizuar aktivitete të cilat kanë për qëllim joshjen e fëmijëve për t’u marrë me sport.

Për këtë, KOK-u do të organizojë edicionin e pestë të Panairit të Sportit 2019, i cili do të mbahet më 22 tetor në shumicën e komunave të Kosovës.

22 tetori koincidon me pesë vjetorin e njohjes së Komitetit Olimpik të Kosovës nga Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Deri tani, komunat të Prishtinës, Ferizaj, Mitrovica, Drenasi, Vushtrria, Deçani, Obiliqi, Vitia, Kaçaniku, Fushë-Kosova, Rahoveci, Podujeva, Lipjani, Gjilani, Gjakova, Hani i Elezit, Peja, Suhareka, Istogu, Kamenica dhe Malisheva i kanë thënë “PO” organizimit të panairit.

Panairi i Sportit…. ka për qëllim të promovojë sportet, klubet dhe rezultatet e arritura nga sportistët e komunës suaj, po ashtu t’ju krijojë mundësi fëmijëve të shkollave fillore që të shohin nga afër praktikimin e sporteve dhe që ata të kenë mundësinë të regjistrohen në klubet e sportet që ata pëlqejnë më shumë.

KOK-u do të heqë një pjesë të shpenzimeve të komunave për organizimin e Panairit…, derisa pret që edhe komunat e tjera të reflektojnë me organizim.