21 mijë votues në Mitrovicën e Jugut deri në orën 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin e fundit për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në të gjithë Kosovën.
Sipas të dhënave të fundit, në Komunën e Mitrovicës së Jugut kanë votuar 21,905 persona deri në orën 15:00.
Deri tani në Komunën e Mitrovicës pjesëmarrja është 25,86%./Indeksonline/