21 pacientë trajtohen në Spitalin e Pejës, 3 nga ta janë në gjendje të rëndë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës, në raportin ditor, të publikuar në mëngjesin e sotëm, ka bërë të ditur se aktualisht në këtë spital trajtohen 21 pacientë të cilët kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, raporton IndeksOnline.
Ndërsa 14 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi e 3 të tjerë janë në gjendje më të rëndë. Po ashtu është bërë e ditur se 1 pacient është shëruar gjatë 24-orëve të fundit.
Në total janë 237 pacientë që kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 21 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtutjeshëm.
3 lindje kanë qenë gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 1 lindje ka qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnja, 1 i gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
249 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 3.669 sosh, ndërsa janë kryer 9 operacione.
141 shërbime radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme, 88 rëntgenë, 33 EHO dhe 20 CT.