75 Mall Live Search
12:39 / E Premte, 16 Prill 2021 / OSH

21 policë humbën betejën me COVID-19, të infektuar janë 235

Kohën e fundit dukshëm kemi rënie të të infektuarve me Covid19, në vendin tonë.

Covid19, nuk ka lënë pa prekur edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani thotë se deri më tani betejen me koronavirus e kanë humbur 21 pjesëtarë të policisë së Kosovës.

“Aktiv me Covid19 janë 235 punonjës të policisë së Kosovës. Ndërsa që kanë humbur jetën deri më po të njëjtën datë janë 21 persona”, ka thënë Kelani për IndeksOnline.

Vlen të përmendim faktin se përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithësej 595 raste positive, dhe 17 persona të vdekur.

Aktualisht, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në gjithë Kosovën janë 12.900 raste aktive me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 100.135 dhe deri sot janë regjistruar 2.039 raste të vdekjes./IndeksOnline/