21 të lënduar nga shpërthimi në një qendër tregtare në Florida
Në një qendër tregtare në qytetin Pantation, në pjesën jugore të Floridës ka shpërthyer një bombole gazi. Si pasojë e kësaj, 21 persona janë lënduar.
Shefi i departamentit të zjarrfikësve, Joel Gordon, në një konferencë për media ka thënë të gjithë njerëzit që kanë qenë në qendër janë gjetur, derisa ende nuk e kanë konfirmuar se prej nga erdhi shpërthimi.
“Ne kemi kontrolluar linjat e gazit. Kishte një rrjedhje të gazit në momentin që ne arritëm aty, por nuk ishim të sigurt se a ishte krijuar ajo rrjedhje para apo pas shpërthimit” tha Gordon.
Policia e këtij qyteti me anë të rrjetit social Tëitter bënë thirrje që asnjë person të mos qarkullojë në këtë zonë derisa të thonë personeli i zjarrit se është siguruar çdo gjë.
“ Të gjitha dyqanet dhe bizneset në zonën e Plaza Fountains, pranë Marketplace Plantation dhe pranë LA Fitness do të mbyllen deri në njoftimin e ardhshëm, derisa personeli i zjarrit të përcaktojë se është çdo gjë e sigurtë. Ju lutemi mos hyni në këtë zonë nëse është e mundur”, shkruan në Twitter kjo polici.