21 të vdekur dhe 1278 raste të reja me Covid 19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar statistikat me Covid 19 në 24 orët e fundit.
21 persona kanë vdekur në 24 orët si pasojë e Covid 19, transmeton Indeksonline.
Nga 10,609 testime të bëra, 1278 kanë rezultuar pozitive. Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 1248 persona. /Indeksonline/
