10:20 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

21 vite nga masakra e Lybeniqit, për shkak të virusit sot nuk do të ketë organizim në këtë përvjetor

Sot bëhen 21 vite nga masakra e Lybeniqit. Më 1 prill të vitit 1999, njësitë paramilitare serbe rrethuan dhe më pas hynë në brendësi të fshatit ku pasi tubuan banorët , ata i ndanë burrat dhe gratë duke i ekzekutuar më vonë në mënyrat më çnjerëzore.

80 persona, të moshave të ndryshme janë vrarë e masakruar nga pushtuesi serb.

Për shkak të gjendjes së krijuar nga Virusi Covid 19 dhe duke pas parasysh shëndetin e banorëve dhe duke i respektuar rekomandimet e institucioneve kompetente, organizimi i përvjetorit me rastin e 1 Prillit nuk do të mbahet me ç’rast nuk do të ketë asnjë organizim të pervjetorit ose homazhe.

Ndërsa të gjthë ata që shprehin dëshirën për nderime të të rënëve,ose vizitojnë varrezat ju lutem permbajuni rekomandimeve të institucioneve duke perdorur dorëzat, maskat, dhe duke mbajn distancë mes veti.
Lavdi deshmoreve dhe martireve të fshatit Lybeniq./Indeksonline/