08:15 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

21-vite nga vrasja e piktorit Kadri Kadriu

Sot bëhen 21-vite nga vrasja e piktorit të mirënjohur mitrovicas, Kadri Kadriu.

Në marsin e vitit 1999, pikërisht më 11 mars Kadri Kadriu gjatë kthimit për në shtëpinë e tij te kullat e famshme me “plis” që ndodhen lagjen “Kroi i Vitakut”, pas qëndrimit tek të afërmit, ai kapet tinëzisht nga forcat paramilitare e makineria serbe dhe vritet mizorisht, ndërsa trupi i tij gjendet në Stan Tërg.

Në këtë ditë, familjarë, poetë, artistë të profileve të ndryshme, si dhe qytetarë, bëjnë homazhe te varri i piktorit, ndërsa vizitojnë edhe familjarët.

Kadri Kadriu ishtë një nga piktorët më të njohur kosovarë.