21-vjeçari dënohet më 5 vite burg për veprën penale “trafikim me njerëz”

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit N.A., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për “Trafikimi me njerëz”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, me kryetarin Ilir Rashkaj, pas mbajtës së
shqyrtimit gjyqësorë, të pandehurin e shpalli fajtorë dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje 5 vjet dhe dënim me gjobë në vlerë 200 euro.
I pandehuri akuzohet se “nga data 05.06.2022 deri me datën 08.06.2022 në Gjakovë, në lokacione të ndryshme si afër marketit “V. F. S.”, pastaj në parkun e qytetit, në qendrën e qytetit dhe lokacione tjera, i pandehuri duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë ekonomike të të dëmtuarve E.B., E.B.(1) dhe S.Sh., me qëllim të shfrytëzimit dhe përfitimit nga ta, e duke i kanosur me përdorim të forcës, fillimisht bën rekrutimin e tyre ku i merr që të tre të dëmtuarit nga qyteti i Pejës, e më pas duke i transportuar me automjetin “Golf IV”, e duke i detyruar që të kërkojnë lëmoshë nga qytetarët gjatë gjithë ditës, në orar të pa caktuar dhe mot të nxehtë, ndërsa i pandehuri gjatë kësaj kohe ka qëndruar në automjet të marrë me qira, duke pushuar, e në orë të vona të pasdites të dëmtuarit kanë qenë të detyruar që të gjitha të hollat e fituara nga lëmosha të ia dorëzojnë të pandehurit, ndërsa natën ta kalojnë në ambiente të ndryshme të pa përshtatshme”.