21:15 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

21 vjeçari humbet njërin sy nga bombola e gazit, po protestonte për vdekjen e afroamerikanit

Një protestues paqësor ka humbur njërin sy pasi u godit në fytyrë nga një bombol gazi lotësjellës, ndërsa po merrte pjesë në demonstratë për vdekjen e George Floyd ditën e shtunë.

Balin Brake, 21 vjeç pësoi lëndimin e tmerrshëm në Fort Wayne ndërsa protestonte për vdekjen e Floyd, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Brake i cili iu nënshtrua një operacioni rrëfejë momentin e tmerrshëm kur edhe u lëndua gjatë protestës.

“Protestuesit ishin në rrugë. Policët bërtisnin ‘shpërndahuni’ dhe më pas filluan të hapnin bombola me gaz lotësjellës në turmë. Një goditje më dogji këpucët, pastaj unë fillova të vrapoja dhe ndërsa u ktheva për të parë se çfarë po ndodhte pas meje një tjetër bombolë më goditi fytyrën.”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

 The 21-year-old Balin Brake had been peacefully protesting when he was hit with a tear gas canister

“Nuk pendohem për asgjë. Unë do të them të njëjtën gjë që kam thënë. Ky është shah, jo damë. Syri im është kolateral i vogël kur mendoni se cila është fotografia e madhe”, tha tutje ai.

Brake zbuloi se syri i tij “shpërtheu” kur një oficer i “FWPD (Departamenti i Policisë në Fort Ëayne) në mënyrë të panevojshme dhe jo të duhur qëlloi një bombol me gaz lotësjellës në kokën time duke goditur në sy.”./Indeksonline/

 Protestors demonstrate by burning the American flag in Washington DC