08:22 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

21-vjeçarja refuzon të largohet nga epiqendra e koronovirusit: S’dua ta braktis macen time

Kristina Shramko ka një javë që nuk del jashtë dyerve të shtëpisë.

Herën e fundit kur ajo la papafingon e saj në Wuhan të Kinës, oficerët në supermarket kontrolluan temperaturën e saj para se të hynte në dyqan për të blerë produkte ushqimore.

Ajo kishte veshur një maskë – një urdhër i vendosur në Wuhan që nga fundi i janarit.

Shramko është Kanadeze – ajo u rrit në Vancouver, ku studioi marketing. Ajo u njoh me të dashurin e saj, i cili jeton në Wuhan, ndërsa ishte në një udhëtim njëmujor në qytet. Ajo u transferua atje për të qenë me të rreth tetë muaj para se të shpërthente koronavirusi.

Kur qyteti u kthye në karantinë, i dashuri i Shramko-s ishte në një udhëtim pune. Ai tani nuk mund të kthehet, kështu që po qëndron me familjen në një provincë tjetër.

Por Shramko nuk do të largohet pasi nuk mund ta lërë vetëm macen e saj, Kitya.

Ajo donte të largohej por kur mësoi se kishte një politikë të rreptë pa kafshë në aeroplan, nuk u largua.

“Unë nuk e di kur do të marrë fund epidemia, kështu që është lloj braktisjeje në një farë mënyre, edhe nëse unë ia dhuroj atë një shoku”, tha Shramko për Business Insider.

Por jeta nën karantinë nuk ka qenë e lehtë.

Wuhan ka qenë i izoluar që nga 23 janari sepse qyteti me një popullsi prej 11 milionë personash është pika e origjinës së shpërthimit vdekjeprurës të koronavirusit.