12:35 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

21 vjeçarja tregon se humbi peshë, pasi “ishte jetë a vdekje” për të

21 vjeçarja, Alysha McNair,  peshonte 172 kilogram, pasi ajo kishte zakone të tmerrshme të ngrënies pa kontroll.

Mbingarkesa e ushqimit e bëri atë të duket tejet keq, duke bërë kështu që të merrte ngacmime të shumta.

Ajo tha se kishe provuar disa dieta por ishte e kotë për të, derisa ajo filloi të binte në depresion për shkak se ofendohej rëndë në shkollë.

“Ishte jetë a vdekje pasi fillova të bie në depresion”, tha ajo.

Kështu ajo më në fund kishte vendosur të mbante dietë duke ndaluar ushqimin e tepër, e po ashtu duke marrë ushqime me më pak kalori.

Pasi kishte humbur mbi 80 kilogram, ajo filloi të merrej edhe fitnes, duke bërë tani një trup krejt ndryshe.

Kjo ka bërë që ajo të shndërrohet në një maniake të fitnes dhe të gjitha ta kenë lakminë./Indeksonline/