15:37 / E Premte, 01 Korrik 2022 / A. M.

21 vjetori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, merr pjesë edhe kryeministri!

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) në një Konferencë sot shënoi 21 vjetorin e themelimit dhe të funksionimit. Në këtë përvjetor u mbajt Konferenca “Roli i Asociacionit në dy dekada të qeverisjes lokale në Kosovë”.

May be an image of 4 people, people sitting, people standing and indoor

Përveç Kryetarëve, Nënkryetarëve, Kryetarëve të Kuvendeve të Komunave e përfaqësuesve tjerë nga niveli lokal dhe partnerët e qeverisjes lokale, në Konferencë kanë marrë pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtëm dhe Diasporës Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi.

May be an image of 8 people, people sitting and people standing

Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës z.Agim Aliu në fjalën e tij tha se “është ditë e veçantë sot, të jemi bashkë këtu, në shënim të mbi dy dekadave pune, të Asociacionit të Komunave të Kosovës, strehës së përfaqësimit të interesit të të gjitha komunave, institucionit që në themele ka parimet e qeverisjes lokale dhe mbrojtjen e përfaqësimin e interesit qytetar.

Me këtë rast, më lejoni të nderuar të pranishëm, t’ju uroj mirëseardhje në këtë ngjarje të veçantë.

May be an image of 5 people, people sitting, people standing and suit

21 vite më parë, disa muaj pas zgjedhjeve të para lokale të pasluftës në Kosovën e lirë, u mblodhën Kryetarët e Komunave dhe formuan Asociacionin e Komunave të Kosovës, një organizatë që mbron dhe përfaqëson interesat e tyre.

Kryetarët e atëhershëm të Komunave, u bashkërenduan për të ngritur një organizatë, që e emërtuan Asociacioni i Komunave të Kosovës, pra u pajtuan për të themeluar këtë organizatë, që quhet me plot kuptimin e fjalës: SHTËPIA E KOMUNAVE e cila organizatë tash e dy dekada do të shërbente për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të komunave dhe qeverisjes lokale.

May be an image of 17 people and people standing

21 vite të punës dhe angazhimit, Asociacioni i Komunave të Kosovës luajti rol me rëndësi për Komunat dhe qeverisjen lokale në vendin tonë. AKK luajti një rol domethënës në zhvillimin dhe ndërtimin e demokracisë lokale përmes lobimit/avokimit dhe ndërtimit të kapaciteteve në nivel lokal.

Për këto dy dekada kemi pasur dhe kemi akoma sfida e pengesa për të përafruar aq sa është e mundur, kërkesën dhe nevojën e qytetarëve me mundësitë dhe kapacitetet që kemi ne si komuna.

Në këtë drejtim, reformat më të mëdha në pushtetin lokal në Kosovë ato të vitit 2007 kanë ndikuar pozitivisht në qeverisjen lokale dhe zhvillimin e demokracisë lokale, edhe për faktin se Kryetari i Komunës prej asaj kohe filloi të zgjedhet drejtpërdrejt nga qytetarët për një avancim përmbajtësor të demokracisë dhe llogaridhënie konkrete.

May be an image of 8 people, people sitting and people standing

Asociacioni i Komunave të Kosovës gjatë kësaj kohe të funksionimit ka shënuar suksese në shumë fusha që kanë të bëjnë me pushtetin lokal.

Dy fushat ku janë shënuar rezultate të prekshme është lobimi dhe ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve komunal por pa harruar shërbimet e ndryshme për komunat deri tek projektet e ndryshme që kemi zhvilluar bashkërisht, për vite me radhë.

Në anën tjetër, një nga përparësitë kryesore të AKK-së është uniteti funksional i kësaj organizate e cila në vete përfshin parti me bindje të ndryshme politike dhe nga etnitë e ndryshme.

Pavarësisht konfiguracionit të forcave politike në nivelin qendror në kuptimin e pozitës dhe opozitës, bashkimi i këtyre forcave politike në Asociacion me qëllim të mbrojtjes e përfaqësimit të interesave të komunave ka qenë dhe vazhdon të jetë në nivel shumë të mirë.

May be an image of 11 people, people sitting, people standing and indoor

Si rezultat i këtij unitetit veprues dhe punës së bërë deri me tani, AKK-ja është shndërruar në një organizatë partnere e legjitime dialoguese për të gjitha çështjet që ndikojnë në pushtetin lokal. Ne jemi shembull në rajon edhe për këtë unitet veprues.

May be an image of 3 people, people standing and suit
May be an image of 7 people, people sitting, suit and indoor

Ne në Asociacion punojmë vetëm për interesa të qeverisjes lokale. Vazhdimisht nevojat tona janë për më shumë kompetenca e më shumë buxhet që t’u shërbejmë sa më mirë qytetarëve tanë.

Të njejtën gjë kemi bërë tash e 21 vite dhe do ta bëjmë edhe në të ardhmen. Kështu kemi vepruar, pra kemi bashkëpunuar por edhe kritikuar, aty kur është dashur dhe duhet, të gjitha Qeveritë e deritashme.

Dua të ritheksoj se si për këto 21 vite por edhe në të ardhmen do angazhohemi që në Kosovë të implementohen tërësisht parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale.

Ne synojmë që Komunat tona të ngjajnë me Komunat Evropiane jo vetëm në pamje por edhe në shërbime. Digjitalizimi i jetës dhe botës na shtyn drejt të ashtuquajturave “Qytete të mençura” sidomos përmes projekteve të rinisë sonë që kanë dëshmuar avancime dhe kapacitete të larta në fushën e teknologjisë.

May be an image of 4 people, people sitting, people standing and indoor

Objektiv i AKK-së është që në të ardhmen të jetë zë i fuqishëm në mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave të komunave, duke u bazuar në këto pika kryesore të avokimit dhe lobimit proaktiv, ngritjen efektive të kapaciteteve të komunave, si dhe përmirësime në ofrimin e shërbimeve nga komunat.

Në fund dua t’ju falënderoj të gjithëve që jeni këtu e që bashkëpunuam këto vite për të arritur deri në këtë ditë, me synimin që së bashku do të jemi edhe në të ardhmen për interesa të qeverisjes lokale në vendin tonë.

Një falënderim të veçantë i kushtojmë partnerëve e donatorëve tanë, posaçërisht Qeverinë Zvicerane, Qeverinë Suedeze, Qeverinë Gjermane por edhe USAID, UN-HABITAT, Këshillin e Evropës, NALAS e shumë të tjerë  që na kanë ndihmuar e përkrahur në rrugëtimin tonë mbi dy dekada për qeverisjen lokale” – tha ndër të tjera Kryetari i AKK-së z.Agim Aliu.

May be an image of 4 people and people sitting

Kryeministër i Republikës së Kosovës  – Z.Albin Kurti duke përgëzuar Asociacionin e Komunave të Kosovës për 21 vjetorin e themelimit tha se si Kryeministër i vendit të Ju falënderoj secilin prej Jush për punën dhe angazhimin dhe ju them që Qeveria e Kosovës është në shërbim të qytetarëve prandaj edhe në mbështetje të Komunave.

Padyshim se çdo progres si shtet dhe si shoqëri është progres i Komunave sikurse edhe çdo sfidë e përgjithshme është edhe e Komunave.

Kjo sot një mundësi të për të bërë bilancin e përparimeve  dhe sfidave por shërben edhe si një mundësi për të ndarë vizionin e përbashkët dhe ecjen përpara.

May be an image of 4 people and people standing

21 vjet të Asociacionit të Komunave të Kosovës janë padyshim një kohë e mjaftueshme për të bërë bilance por edhe të nxjerr mësime se si të bëjmë më shumë e më mirë.

Komunat i njohin nga afër nevojat dhe qytetarëve. Po u identifikuan mirë dhe saktë këto nevoja me mundësi e shkathtësi kemi bërë punën e duhur edhe në orientimin e gjithmbarshëm.

May be an image of 4 people and people standing

Prandaj bashkëpunimi ynë është edhe i nevojshëm edhe i dobishëm.

Jam i bindur se çka na për bashkon të gjithëve në këtu është interesi i qytetarëve tanë pa dallim e përgjegjësia që kemi secili prej nesh karshi nevojave të tyre.

Si qeverie paralelisht me reformat e përgjithshme të cilat padyshim se do të kenë ndikim pozitiv edhe ne zhvillimin e komunave, po punojmë edhe në drejtim të mbështetjes së komunave dhe të shtimit të shërbimeve publike si dhe ngritjes së cilësisë së tyre

May be an image of 3 people, people standing, indoor and text that says 'S eK muna oština Iunicipalitie'

Në aspektin ligjor kemi ndërmarrë veprime konkrete në hartimin akteve për sistemin e menaxhimit të performancës komunale dhe skemës së granteve të bazuar në performancë, ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale si dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore.

Për gjatë këtyre viteve kemi rritur fondet dedikuar performancës së komunave si dhe kemi fuqizuar kapacitete administrative për menaxhimin e saj.

Vetëm këtë vit kemi ndarë 78 milion euro bashkë financime me donatorë për skemën e këtij granti ku kemi shpërblyer 14 komuna për punën më të mirë dhe janë financuar 25 projekte komunale – tha ndër të tjera Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti

Në pjesën tjetër të Konferencës me anë të një ceremonie është bërë nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit në mes Ministrisë së Punëve të Jashtme e Diasporës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës të cilën e kanë nënshkruar Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtëm dhe Diasporës znj.Donika Gërvalla dhe Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës z.Agim Aliu.